Transmetuar më 18-06-2015, 08:35

Fushë Krujë, 18 qershor 2015, NOA.al- Një shpërthim i fuqishëm, i dyshuar me tritol ka ndodhur në Fushë Krujë në një lokal.

Mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në bar kafe “7 yjet” në lagjen "Partizani" në orët e vona të natës së lënë pas, në të cilin ishte vendosur një billbord i Partisë Demokratike, i kandidatit Hamdi Pasha.

Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëmtime tek gjeneratori i lokalit, janë dëmtuar xhamat si dhe një mjet i parkuar aty pranë me targë KR8533A, tip sharon, ngjyrë gri, në pronësi të shtetasit H.I.

Ky lokal është në pronësi të shtetasit Kurt Q., 45 vjeç, banues në Krujë, i cili është edhe nënkryetar i komunës Thumanë. Nga ana e uniformave blu janë kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin, zbulimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd