




Këngëtarja Zajmina Vasjari është zgjuar këtë mëngjes krejt ndryshe. Sigurisht që e ka ditur shumë mirë, se sot ka pasur ditëlindjen e saj, por nuk e ka pritur se do të merrte në duar një dhuratë ndryshe, e sidomos nga një femër.
Në adresën e saj kanë ardhur një tufë gjigante trëndafilash rozë në formë zemre të cilat kishin nën të një dedikim nga mikesha e saj e ngushtë, artistja Rezarta Shkurta. Tek fotoja e dytë më poshtë që ju sjell NOA.al shihni dhe tufën gjigante dhe të vecantë të luleve që mori Zajmina.
Ndaj Zajmina nuk kishte sesi ta fshihte faktin që mikesha e saj Rezarta i zbukuron asaj, jo vetëm këtë ditë speciale, por edhe jetën në përgjithësi.
Prej kohësh dihet tashmë raporti i ngushtë mes dy artistëve, por duket se Zajmina nuk e kishte parashikuar që këtë 29 vjetor të saj, pikërisht Rezi do ta bënte sërish të lumtur. /o.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





