




Ata kishin premtuar se pas daljes nga Big Brother do të gdhendnin në lëkurë një tatuazh për këtë format, por në fakt kanë bërë diçka krejt tjetër.
Ka qenë Fatjoni ai i cili ka bërë tatuazh në krahun e tij inicialet e të dashurës Xhensila Pere.
Imazhet e para janë zbuluar përmes faqes së rrjetit social të Xhensilës, e cila gjithashtu ka bërë të njëjtën gjë. Më poshtë shikoni edhe pamjet e tatuazheve.
Ndoshta fakti që Fatjoni nuk fitoi Big Brother, e ka bindur që të ndryshojë mendje dhe të bëjë tatuazh emrin e vajzës, zemrën e së cilës fitoi nga kjo lojë, e cila padyshim i dhuroi shumë emocione dhe dashuri.
Fill pas natës së fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, çifti nuk është ndarë më për asnjë çast, duke vendosur të jetojnë në banesën e Xhensilës, e cila ndodhet vetëm pak minuta larg shtëpisë së Fatjonit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





