Transmetuar më 17-06-2015, 18:02

Partia Demokratike përshëndeti sot reagimin e Ambasadës Amerikane, në krah të lirisë së medias, dhe që dënon kërcënimet.

Reagimi i ambasadës amerikane vjen pas skandalit të dyshuar të kandidatit të së majtës për Elbasanin, i cili sipas optikës dhe siç sugjeron video që gjeni më poshtë, shantazhon gazetarin për pasoja të rënda nëse nuk bën atë që dëshiron Qazimi.

“Qazimi i njohur deri tani për ushtrimin e pushtetit për interesat e tij dhe të Edi Ramës, nga dje u pa botërisht, ashtu si Elbasani e njeh, si një kërcënues dhe censor dhe arrogant i medias dhe fjalës së lirë”, – tha z.Luçiano Boçi, nga selia e PD.

Në çdo vend normal të botës, ky lloj kandidati do të kishte mbajtur përgjegjësi, do të ishte tërhequr nga gara por sigurisht nuk reflektoi, – shtoi Boçi.

Më tej ai shtroi pyetjet: “Po tani që reagoi mbarë opinioni publik dhe partnerët tanë, a do të mbajë përgjegjësi Qazim Sejdini? A do të reagojë Edi Rama, a do të bëjë ai çfarë do të ishte normale në këtë rast? A do ta tërheqë ai kandidaturën e Sejdinit, që pas skandalit të bërë publik, turpëron jo vetëm Elbasanin, por krejt vendin”.

Në fund, deputeti demokrat, u shpreh: “Ne nuk kemi asnjë besim tek morali i Edi Ramës, por kemi bindjen e madhe se zgjedhësit e Elbasanit kanë edhe një arsye më shumë për ti treguar vendin korrupsionit e presionit ndaj fjalës së lirë, dhe për ti dhënë Elbasanit të gjithë së bashku pa asnjë dallim, frymëmarrjen, respektin dhe dinjitetin që meriton”. /a.b/noa.al/

Del video ku kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini i bën presion gazetarëve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd