Transmetuar më 17-06-2015, 17:01

Një hotel i ndërtuar pranë këmbës së urës së lidh dy lagjet historike të Beratit, Mangalem e Goricë, sot në mesditë u shemb me eksploziv.

Forcat xheniere të ushtrisë vendosën 350 mbushje me eksploziv në kolonat e betonit të ndërtimit.

Sipas autoriteteve atje, po bëhej pengesë për zhvillimin e qytetit.

Ndërkaq, shembja e këtij objekti në anë të lumit Osum i hap rrugë dhe projekteve të tjera urbane për zhvillimin turistik të Beratit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd