Transmetuar më 17-06-2015, 16:54

Edhe pse prej kohësh ai njihet si mbështetës i flaktë i Partisë Demokratike, duket se bindjet e tij politike nuk i ka fshehur as këtë herë, madje është përpjekur të vendosë veten në rolin e një kandidati të kësaj partie.

Përmes një posteri që e gjeni më poshtë tek foto e dytë, këngëtari i njohur Arkimed Lushaj është shfaqur në rrjetin e tij social, duke bërë humor me sloganin e Partisë Demokratike dhe atë të Partisë Socialiste.

“Pa punë dhe dinjitet s’ka drejtim”- është shprehur Stresi, duke dashur kështu të vërë në lojë sloganin e fushatës së Partisë Socialiste.

Ndërkaq poshtë fotos, si përshkrim nën sloganin e PD-së, “Punë dhe Dinjitet”, ai ka zgjedhur një tjetër, “Punë dhe Bimë”, duke nënkuptuar kështu promovimin dhe mbjelljen e marihuanës.

Fansat e këngëtarit janë shprehur se nëse ai do të kandidonte padyshim që do të fitonte. /o.kolami/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd