


Një histori tronditëse ka si protagoniste një vajzë 14 vjeçare. Anaid Tutghushyan, i dha fund jetës duke u hedhur përpara një treni. Veprimi i saj u bë pasi nuk duronte dot dhimbjen e pësuar.
14 vjeçarja ishte përdhunuar nga një mashkull, Krystian W., të cilin e kishte njohur në Facebook.
Kishte chatuar gjatë me të dhe kishte krijuar besim tek ai. Por naiviteti i saj u shfrytëzua nga një burrë 40 vjeçar, i cili e kthehu jetën e saj në një makth të vërtetë, fundi i së cilit ishte i hidhur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Danzica të Polonisë. Dëshmitarët thanë se e panë Anaid të ulur duke qarë në një stol. Më pas u ngrit dhe u hodh para një treni. Pak para veprimit tragjik, ajo telefonoi një miken e saj ku i tha se ishte përdhunuar.
Nëna e së ndjerës zbuloi gjithçka duke hyrë në Facebook e së bijës, ku mësoi se vajza ishte mashtruar nga Krystian, i cili ishte hequr si 25 vjeçar. Pas identifikimit, u bë arrestimi i 40 vjeçarit./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





