



Porositi në fast food-in e njohur amerikan KFC, pulë të skuqur, por ajo që gjeti brenda ishte tronditëse.
Devorise Dixon nga Wilmington, California, bleu atë që mendonte se ishte pulë, por në fakt teksa po hante, pa që bashkë me copat e pulës ishte skuqur një mi.
Fillimisht nuk po e kuptonte se çfarë ishte, por pasi e pa me vëmendje zbuloi në fakt krijesën e neveritshme.
I shokuar ai publikoi fotot dhe videot në Facebook, duke thënë se vetëm pasi e kafshoi kuptoi se ishte mi i skuqur, pasi ishte i fortë dhe me shije tjetër.
Tashmë Dixon ka nisur një betejë të ligjore kundër linjës së fast food.
Kompania KFC tha se nuk kishte asnjë provë që të konfirmonte akuzat, duke garantuar se siguria ushqimore e klientëve është prioritet./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





