Transmetuar më 17-06-2015, 14:16

Korçë, 17 qershor 2015, NOA.al- Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës pasi ju gjetën armë dhe lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë vëllezërit Gëzim Zeqo 37 vjeç dhe Indrit Zeqo 42 vjeç, të dy banues në Elbasan, por që gjatë sezonit veror qëndronin në vendlindjen e tyre në Këmbëthekër, Libonik.

Burime zyrtare nga polcia e Korçës thanë për Noa.al, se arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në tokën në pronësi të tyre, u gjetën 30 rrënjë bimë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa.

Ndërkaq gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në Këmbëthekër u gjetën dhe 600 copë fishekë model 56 kalibri 7.62; 60 copë fishekë model 54; kalibri 7.62.

Në ngarkim të të ndaluarve materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd