Transmetuar më 17-06-2015, 12:41

Tiranë, 17 qershor 2015, NOA.al- Policia e Shtetit nga dita e sotme kalon në shërbim të përforcuar në prag të zgjedhjeve të së dielës.

Në zbatim të detyrave të parashikuara në programin e punës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore për Organet e Qeverisjes Vendore, 21 Qershor 2015”, me qëllim planifikimin, organizimin dhe zbatimin e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, si dhe ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, të gjitha Strukturat e Policisë së Shtetit në nivel Qendror dhe vendor kanë kaluar në shërbim të përforcuar që prej orës 07.00 të datës 17 qershor 2015.

Të gjitha shërbimet e policisë duke filluar nga dita e sotme do të kryejnë 12 orë shërbim.

Njëkohësisht Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në tërësi, për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe  parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

Vëmendje e posaçme i është kushtuar masave policore edhe për sezonin e ri turistik./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd