



Elbasan, 17 qershor 2015, NOA.al- Një furgon i vjedhur është bllokuar nga policia e Elbasanit, i mbushur me 3000 kubikë kanabis sariva.
Në orët e para pas mesnatës së kaluar, një furgon i cili po transportonte kubikët me kanabis në drejtim të fshatit Shtëpanj, komuna Gostimë, Elbasan është ndaluar nga uniformat blu.
Drejtuesi i furgonit tip Fiat, me targa FR 5776 D sapo ka parë që ndiqej nga policia ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira dhe zona e pyllëzuar ka mundur të largohet.
Grupi hetimor ka konstatuar se në brendësi të furgonit kishte 3000 kubikë të kultivuar me bimë narkotike kanabis sativa të cilat së bashku me automjetin dhe prova të tjera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti ishte i vjedhur në qytetin e Fierit më datë 30 shtator 2014.
Nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





