Transmetuar më 17-06-2015, 10:19

Tiranë, 17 qershor 2015, NOA.al- Vjedhje në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i 29 vjeçares Antonela Peroli, 29 vjeç, banuese në Laç.

Siç raporton Noa.al, Peroli në dhomën e urgjencës së QSUT “Nënë Tereza”, është kapur në flagrancë nga efektivët e policisë, menjëherë sapo kishte vjedhur një çantë, të një gruaje të shtruar në spital.

Nga verifikimet u zbulua se brenda saj ka pasur shumën prej 9000 lekësh të vjetra dhe disa dokumenta me vlerë 72 vjeçares F.Sh., banuese në Tiranë./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd