
Nga Michel Bloch Andersen
Qeveria shqiptare është e fokusuar për tërheqjen masive të turistëve në vend. Udhëtari ka vizituar fshatrat e vjetër mes malesh dhe kalldrëmet e shëtitoreve të reja përgjatë bregut të detit.
Autobuzi i vogël ngre pluhur nga rruga. E gjithë kabina tronditet dhe në cdo cast ne gazetarët lehtësojmë pak duke lëvizur nga ndenjëset kur gomat e autobuzit bien në gropë. Orët e mëpasme presin për udhëtimin malor, nëpër rrugët e ngushta të pista që shkojnë deri në majë.
Kthesa tjetër është 30 metra para. Rruga është vetëm 3 metra e gjerë dhe është e vështirë të mendohet nëse mund të shkëmbehemi me një makinë tjetër. Kodra e përpjetë e bën të pamundur të shikosh se cdo të dalë nga ana tjetër.
Goma e parë djathtas godet një grope tjetër ku një zë vjen nga ana tjetër e malit pak para se të vij autobuzi.
Në Shqipëri kanë ndodhur shumë gjera që nga rënia e Bllokut Lindor më 1991 dhe vendi më i varfër dhe më i mbyllur i Europës filloi të ecë në drejtimin demokratik.
Si në rastin e Kroacisë- dhe në disa raste edhe në Malin e Zi- turistët nga Europa dalëngadalë po ndërgjegjësohen për Shqipërinë si një destinacion i ri,
Qeveria shqiptare dhe Ministri i Turizmit, Arben Ahmetaj nga Partia Socialiste e Shqipërisë paraqiti këtë pranverë një propozim për një ligj të ri të turizmit, që do të ndikoj në promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik, si për turistët që vijnë për udhëtime të gjata, edhe për ata që qendrojnë pak ditë, si pjesë e tureve më të gjata në Europë.
Potenciali i fshehur i Shqipërisë
Është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Turizmit ta bëj më të lehtë për turistët të vijnë në Shqipëri dhe të udhëtojnë përreth vendit.
“Për 22 vitet e fundit ne nuk kemi qenë në gjendje të krijojmë një turizëm nga i cili ne mund të jetojmë. Gjithë kohën ne flasim për potencialin e madh të Shqipërisë, por fatkeqësisht ne nuk kemi arritur akoma të shfrytëzojmë potencialin tonë”, tha Arben Ahmetaj, kur u paraqit ligji në fillim të këtij viti.
Kryeministri Edi Rama, gjithashtu nga Partia Socialiste, lidhur me këtë theksoi se Shqipëria është një destinacion i pazbuluar. Prandaj slogani i strategjisë është shumë i thjeshtë: “Shqipëria e juaja për tu zbuluar”.
Autobuzi ndalon papritur. Në mes të rrugës në fillim të kodrës kalon një coban me tufën e deleve që kishte rreth 50 kokë. Ai kalon i sigurt dhe ngadalë. Kjo e vonon pesë minuta kohë autobuzin. Shoferi i bie borisë që tufa të kaloj dhe kalimi përsëri është i lirë.
Cobani dhe tufa është gjëja e parë e gjallë me të cilën ndeshemi, qysh kur autobuzi filloi ngjitjen në male. Kjo do të thotë që qëllimi i udhëtimit, një fshat i vogël në maj të malit duhet të ishte pranë.
Pak më tutje rrethanat fillojnë të ndryshojnë. Kodra me shkurre të gjelbëra sa të sheh syri larg zëvendësohen me shtëpi të vogla të gurta që janë afër rruges me gardhe mushamaje plastike për të shënuar se sa larg duhet të kalojnë fqinjët.
Në kopshte të cilet nuk janë më shumë se 15-20 m2 rriten ullinj dhe hardhitë u ngjiten mureve të shtëpisë. Në disa vende del tym nga djegia e mbeturinave.
Përfundimisht. Pas 4 orësh udhëtim në male autobuzi merr kthesën e fundit dhe cfaqet një fshat i vogël.
Veprimtari dhe diell me bollëk
Shqipëria filloi të investoj në turizëm në fillim të viteve 1990, pas fundit të diktaturës.
Një nga ata që është përfshirë në Shqipëri që nga ajo kohë është danezi Hans-Georg Nielsen, që viziton vendin shumë herë këto vite dhe është Konsulli i Nderit i Shqipërisë. Ai ka në pronësi një hotel-vilë në fshatin e vogël Kaninë, afër qytetit bregdetar të Vlorës në pjesën perëndimore të vendit.
Vila është plotësisht e rezervuar në korrik dhe gusht dhe ishte e rezervuar edhe këtë pranverë, pasi ai është përpjekur të krijojë mundësira për rezervim. Hans-Georg Nielsen pa dyshim përpiqet me miqtë e tij dhe turistët që të tërheq sa më shumë turistë në vend.
“Mendoj se shumica e atyre që udhëtojnë këtu, kanë ndjesinë se janë në dicka të panjohur. Ju këtu nuk keni thjesht një pishinë familjare, pije dhe shërbim. Ka akoma një element aventure në të”, thotë ai.
Përvec gjërave të tjera ka mundësira të mira për rafting ne veri dhe hedhje me parashutë në malet jugperëndimore. Nëse preferoni jetën e plazhit është një bulevard me plazhe njëri pas tjetrit përgjatë Rivierës shqiptare në Detin Adriatik me hotele të rinj dhe plot diell.
Kjo i mban shqiptarët edhe gjatë verës, për ata që mund të bëjnë pushime verore. Po kështu ka akoma më shumë italianë, grekë, hollandezë dhe gjermanë.
“Duhet të ketë një infrastrukturë të pranueshme dhe në pikun e sezonit mund të jetë e vështirë për të gjetur një hotel, p.sh. në Vlorë. Prandaj faza tjetër që ne duhet të adopotojmë është të kërkojmë dhe ndërtojmë hotele të rinj. Kjo është gati në rrugë. Ju mund ta ndjeni se është në ajër”, thotë Hans-Georg Nielsen.
Por nëse doni të përjetoni pjesët e Shqipërisë që nuk janë përfshirë akoma nga zhvillimi pas diktaturës duhet të shkohet të lundrohet në lumenj ose të kërkohet në plazhe. Mandej diku nëpër fshatra. Ju duhet ti ngjiteni maleve.
Një dalje nga tema tradicionale
Një grua fillon të këndoj. Kur rreshti i poezisë së saj mbaron vijonë 11 fshtare të tjera të ulura përreth në fshatin e vogël në mal. Së bashku ato përsërisin fjalët, mandej cdonjëra prej tyre shpërthen duke kënduar një varg të ri që përsëritet nga të tjerat.
Kjo quhet e kënduar polifonike. Dhe është një traditë shqiptare që mund të ndeshet përreth disa fshatrave të vjetër. Por në asnjë vend tjetër nuk është si në Pilur.
Kjo është zhvilluar këtu dhe po këtu vazhdon që fshatarët takohen disa herë në javë për të kënduar. Për dasma ose nën një pemë në mes të fshatit për banorët e tjerë.
Të gjithë janë veshur me kostume tradicionale shqiptare. Burrat kanë veshur rroba të bardha me rripa të gjerë në mes, kapele në kokë dhe jelekë të zinj që u varen mbi shpinë. Gratë janë stolisur me funde pastel dhe kinasko dhe thonj të lyer.
Ata nuk duartrokasin kur mbaron kënga. Vetëm dëgjohet.
Një objektiv- hotele të reja dhe shërbim më i mirë
Rrallë ka mundësi fjetjeje në fshatrat e vegjël të Shqipërisë. Duhet të jenë qytetet më të mëdhenj si Vlora, Berati, Gjirokastra dhe Saranda, ku hotelet e rinj kanë filluar të përhapen këto pesë vitet e fundit.
Sektori hotelier është një element kyc për turizmin në Qeverinë e re. Një nga sfidat është se ka disa kritere se kur një hotel mund ta quaj veten me 3 ose 5 yje, thotë Qeveria.
“Ligji krijon bazat për standartizimin e hoteleve për numrin e yjeve. Standartet e hoteleve do të ndikojnë të përmirësohen nivelet e shërbimit”, thotë Arben Ahmetaj, në Mbledhjen në pranverë kur Qeveria paraqiti propozimet e saj për një ligj të ri të turizmit.
“Nuk janë ngritur akoma rezorte të ngjashme me ato në Greqi dhe Turqi”.
Niveli i shërbimit gjithashtu duhet përmirësuar dhe për të ardhmen hotelierët janë dërguar në kurse për të mësuar rreth shërbimeve më të mira.
Synimi është që shumica e të gjitha hoteleve të mund të ofrojë Wi-Fi për klientët dhe të bëhet rezervimi nëpërmjet sistemit të internetit.
Nga fshat në një qytet i madh
Brenda kafeneve të vogla nga altoparlantët del muzikë pop shqiptare. Tre burra me flokë të bardhë dhe kapele bardhë e zi janë ulur në nje tavolinë jashtë në njerin prej bareve. Ata qeshin dhe zbulojnë me buzëqeshjen e tyre gojën e padhëmbë.
Megjithëse temperatura afron tek 22 gradë ata janë veshur me kostume gri dhe kafe dhe mbajnë kollare. Zotërinjtë elegantë që pijnë kafe të mikpresin kur marrin vesh se jemi vizitorë nga larg.
Ndryshimi mes fshatit të vogel mes maleve që ne lamë dje dhe qytetit të Gjirokastrës në Jug me 100 mijë banorë është shumë i madh.
Mamatë me fëmijët prej dore që zbresin tatëpjetë rrugëve me hapa të shpejtë për të shkarkuar makinat që i mbajnë në hije poshtë pemëve me sendet që kanë blerë.
Tej më poshtë rrugëve me kalldrëm një grua e moshuar shet domate dhe mollë që janë të mëdha sa dyfishi i atyre që shiten në supermarketet daneze. Vezët dyfish të kuqe. Në një dyqan tjetër shiten unaza, varëse dhe objekte për tu varur në murin e shtëpisë.
Ajri është i ndryshëm i thatë dhe dielli godet këmbët, nuk ka vend nën hijen prej 30 cm që bën streha që ka vënë i zoti i lokalit. Në atë vapë nevojitet një lëng portokalli për 150 lekë (8 USD).
Tej kafeneve të vogla të Gjirokastrës projektohet një kështjellë e lashtë e cila u kujton njerëzve kohët e errëta gjatë diktaturës- atëherë kështjella ish përdorur si një burg për atë pjesë të popullatës që guxonte të fliste kundër diktaturës.
Investitorët pas së ardhmes së turizmit në Shqipëri
“Kur danezët dhe turistët e tjerë do të zbulojnë se Shqipëria është një vend i sigurt për të udhëtuar si turist dhe rezervat si një vend i panjohur më parë do të zhduken, kështu që aventurierët dhe eksploruesit do të zëvendësohen nga një dëshirë më e madhe nga shumë turistë për të ardhur nën ngrohtësinë e cmimeve të lira”, thotë Hans-Georg Nielsen.
“Unë jam tashmë një turist që kërkon fusha tenisi dhe vende kampingu dhe nuk do të më surprizonte nëse zhvillimi do të shkonte në këtë drejtim.”
Ka shumë investitorë nga Gjermania dhe Kina që kanë parë një potencial në industrinë shqiptare të turizmit. Dhe ka shumë fusha për të investuar paratë në vizionin e Qeverisë shqiptare për të ardhmen e Shqipërisë për tu rikonsideruar.
Portet mund të jenë shumë tërheqëse për thithjen e krociereve ne vend, tragetet mund të përmirësohen kështu që mund të ketë më shumë trafik se sa sot, vecanërisht për qytetet bregdetare të Durresit dhe Sarandës në Perëndim dhe zonat rreth porteve mund të fuqizohen kështu që mund të bëhet tërheqëse për të lundruar dhe parkuar jahtin në një marinë shqiptare, thotë ai.
Në tokë duhet të ketë gjithnjë e më shumë shërbim autobuzi më të përpiktë dhe të përmirësohen linjat e autobuzeve dhe lidhjeve hekurudhore mes qyteteve të mëdhenj. Dhe pastaj të rregullohen rrugët. Veçanërisht ato drejt qyteteve të mëdhenj me shumë hotele.
Një hap larg nga “Shqipëria e vjetër”.
Shpresa e Qeverisë është se do të krijojnë vende pune. Por Hans-Georg Nielsen mund të shohë gjithashtu anën tjetër të medaljes:” Më shumë rezorte në bregdet si p.sh. Saranda është frika ime më e madhe. Lokalët venë baste se do të vijnë edhe më shumë turistë dhe pastaj ju filloni të ndërtoni bulevarde dhe bare në plazhe të ulëta me muzike dhe pije blu. Dhe mandej fusha ndryshohet vetë. Nëse do të shikonit Shqipërinë para se të zhvillohet në drejtimin që ka marrë sot kjo është e qartë”. Ju do të mund ta shikoni akoma Shqipërinë e vjetër akoma edhe për pesë vitet e ardhshme.
Asfalti i zi vijon në një rrugë të ngushtë sa mund të të kapë syri. Në pak kohë autobuzi turistik vazhdon autostradën e re që lidh zonat në malet në jug të Tiranës.
Kohë pas kohe shihen billborde të mëdhenj të Vodafonit, Grundfos dhe firmave të tjera ndërkombëtare, ndersa vetë shqiptarët na parakalojnë me Mercedesa të sapolarë drejt kryeqytetit.
* Reportazh për Turizmin në Shqipëri botuar në gazetën daneze Berlinske
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





