





Një aksident i rëndë me makinë për mesfushorin e Juventusit dhe të kombëtares së Kilit, Arturo Vidal, i cili u përfshi në një aksident automobilistik gjatë natës së kaluar në Santiago të Kilit.
Futbollisti ndodhet me kombëtaren për Coppa America, ku Kili është vend mikpritës.
Si pasojë e aksidentit u shkatërrua makina Ferrari 458 e futbollistit, e cila drejtohej nga e shoqja e tij.
Pas barazimit 3-3 me Meksikën, Vidal kishte përfituar nga pasditja e lirë për të shkuar në Monticello Grand Casino, një resort argëtimi për familjarë.
Mediat vendase transmetojnë se në rrugën e kthimit makina Ferrari u përplas me një mjet tjetër.
Lojtari u transportua në spitalin San Luis de Buin bashkë me të shoqen, që të dy të dëmtuar, ku pasi ju dha ndihma e parë ndodhen jashtë rrezikut./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





