Transmetuar më 17-06-2015, 08:11

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 17 qershor 2015.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Sa do paguhet, taksat dhe qiratë e reja për 63 qytete”.

Tituj të tjerë janë; “Rama: Nuk e kam propozuar Kosovën për President. Meta: Ishte kandidatura ime”.

“Majko dhe Hajdaraga në krah të Veliaj: Ka nisur festa e fitores”.

“Përgjon ish- të dashurën me kamera, arrestohet”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Anulohet bllokimi i ndërtimeve. Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e shoqatës së ndërtuesve kundër Këshillit të Territorit”

Tituj të tjerë janë; “Aluizni, ja dokumenti, Bozho legalizoi ndërtimin në Parkun e Liqenit”.

“Mesazhi, BE: Mos votoni kandidatët e inkriminuar”.

Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Matura, programet e lëndëve me zgjedhje”.

Tituj të tjerë janë; Legalizimet, 860 emrat që marrin tapitë në 12 qarqe”.

“Rama: Nuk e propozova Kosovën për President”.

“Ambasadorja e BE, Vlahutin: I dimë kandidatët e inkriminuar, por nuk i publikojmë”.

Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor, “Akuzat për trafik, anëtarit të këshillit bashkiak i sekuestrohen 10 milionë euro pasuri. Prokuroria e Lezhës ka sekuestruar tri pallate dhe një hotel në pronësi të Astrit Nimanit, i dënuar për trafik droge në Itali dhe tashmë i arrestuar në Gjermani”.

Tituj të tjerë janë; “Blerja e votës, Vlahutin: Nuk mund të reagojmë në bazë të thashethemeve”.

“Zbardhet video e Qazim Sejdinit: Ja teksti i plotë shantazhit për gazetarët”.

Lexoni dhe: Del video ku kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini i bën presion gazetarëve

Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin kryesor, “Krerët e Bankës Qendrore në Prokurori”.

Tituj të tjerë janë; “Rama: Veliaj pasardhësi im? Idiotësi, fitorja e tij në Tiranë e sigurtë”.

“Nxehet fushata, krisma në Paskuqan”.

“Hetime për monopole në katër degë të ekonomisë”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd