



Një këngë e lënë në mes, e Dr. Florit dhe Aurela Gaçes, pritet të pushtojë së shpejti tregun shqiptar.
Prej disa ditësh, artistja e dashur e skenës shqiptare, Aurela, është duke xhiruar videoklipin e kësaj kënge.
Në klip do të shfaqen gjithashtu fansat, të cilët i ka lajmëruar përmes postimeve të bëra prej saj nëpër rrjetet sociale.
Një pjesëmarrje e veçantë në këtë klip do jetë edhe ajo e vajzës së Dr. Florit, Kaltrinës. Përsa i përket titullit të këngës, Aurela nuk ka dhënë detaje, por ajo ka treguar dy prej vargjeve të kësaj kënge.
Ai më drejtohet:
-Ajo Lela Lela, Labja Bela Bela Unë i them:" "Je Baba në k’të Skenë"
Ne vendin e xhirimit Aurela ka dalë foto edhe me fansat e Dr.Florit, të cilët kane mbërritur nga Korça, Kukesi, në Tiranë tek ish Uzina e Veglave Bujqësore Partizani, rane Spitalit Ushtarak. Laprakë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





