Transmetuar më 16-06-2015, 20:13

Pas daljes nga Big Brother në orët e para të mëngjesit të së dielës, Alba adhe Diedoni janë bashkuar pas plot 5 javësh ndarjeje.

Por, atyre u ka mjaftuar vetëm një ditë në Tiranë dhe menjëherë janë nisur për në Kosovë.

Vajza nga Tirana e cila zuri vendin e dytë në Big Brother, ka pasur dëshirë të takojë familjen e të dashurit të saj, ndaj ky i fundit nuk është menduar dy herë.

Fillimisht ata kanë udhëtuar drejt Prishtinës, ku edhe kanë takuar familjen e Diedonit, e më pas familjarisht janë drejtuar për në Mitrovicë ku edhe kanë vizituar vendlindjen e djaloshit nga Kosova.

Çifti shfaqet në disa momente ku së bashku me familjen janë duke shijuar një pije të ftohtë, ndërsa Alba nuk e fsheh entuziazmin që ka përjetuar gjatë këtij takimi.

“Ju përshëndesim dhe ju falënderojmë për gjithçka! Jam mahnitur nga moria e njerëzve që kam takuar në Kosovë, dashuria e respekti i të cilëve më ka lënë pa fjalë”, – shprehet Alba, e cila duket se do me çdo kush të plotësojë dëshirën e saj: të bëhet nuse në Kosovë. /o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd