
Një grua në moshë të re është regjistruar sot pasdite nga kamera amatore në qytetin Ferizaj të Kosovës, teksa tentonte t’i jepte fund jetës duke i dalë trenit përpara.
Siç mund të shihni dhe videon e mëposhtme, një burrë e pengon në “misionin” e saj, por përballet me kundërshti të fuqishme. Momentet janë fiksuar nga një gazetar i Zërit.
Ajo duket se e ka ndarë mendjen dhe i kërkon llogari tjetrit pse po e pengon të ikë nga kjo botë.
“Më lësho, jam mërzitur nga kjo jetë, nuk dua të jetoj më”, – dëgjohet ajo.
Nuk dihet nëse punonte në ndonjë lokal aty pranë, por disa vajza dhe gra nga Shqipëria që vijnë të punojnë në Kosovë në lokale, janë shprehur të shqetësuara nga ngjarja.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





