Transmetuar më 16-06-2015, 19:33

Kur hipim në një avion, shpesh na kap një gjendje ankthi teksa ai ngrihet dhe ulet ku nga pak bën lëvizje vertikale e herë pas here kthesa që nuk është se ndjehen shumë brenda në bord.

Por të hipësh në një avion që fluturon vetëm vertikalisht, siç shihni edhe videon e mëposhtme, kjo vërtet që nuk ishte parë dhe dëgjuar.

Modeli i fundit i prodhuar nga “Boing” është aeroplani “Boing 787-9 Drimliner”, ka kapacitet prej 280 udhëtarësh dhe mundësi për fluturim në distancë prej 12.800 kilometrave pa ndërprerje.

Ajo që është më karakteristike për këtë aeroplan është opsioni që të fluturojë vertikalisht, karakteristikë që për herë të parë vërehet te një aeroplan i udhëtarëve.

Deri tani janë porositur 509 aeroplanë të tillë nga 30 kompani të ndryshme fluturimesh. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd