




Nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, janë kthyer sot pasdite në Shqipëri 44 shtetas shqiptarë të cilët akuzohen se kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.
Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga autoritetet suedeze në bashkëpunim me ato franceze dhe gjermane.
Gjatë fluturimit, shoqërimi i shtetasve shqiptarë është bërë nga oficerët e tyre. Në përbërje të eskortës kishte mjek dhe psikolog.
Shteti organizator i këtij fluturimi ishte Suedia.
Numri total i të kthyerve është 44 shtetas, ku 31 shtetas janë kthyer nga Suedia, 8 shtetas nga Gjermania dhe 5 shtetas janë kthyer nga Franca.
Në fotot shikoni pamje pas mbërritjes së të riatdhesuarve sot rreth orës 16.00 në Rinas.
Të gjithë shtetasit e kthyer sot, janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





