
Mbyllet operatori i katërt i telefonisë celulare në Maqedoni. “Albafone” nuk do të ekzistojë më në këtë vend dhe ajo ishte e vetmja kompani shqiptare
Kjo kompani ka informuar klientët e saj përmes mesazheve publike se nuk do të funksionojë më dhe se ata duhet të transferohen tek operatorët e tjerë.
Kompania “Albafone” ofroi shërbime të telefonisë celulare rreth dy vjet më parë me prefiksin 073.
Ajo kishte të paktën 16 mijë abonentë dhe po shfrytëzonte shërbimet përmes kompanisë “One”.
Ofertat e saj ishin tërheqëse. Për afro 8 euro në muaj mundësonte komunikim pa limit me të gjitha rrjetet si dhe internet 3G.
Ky operator i katërt i telefonisë celulare ka edhe borxhe të mëdha përfshirë edhe ato ndaj mediave lidhur me fushatat mediale.
Pronar kryesor i saj është djali i Remzi Hoxhës që ka edhe një institucion arsimor privat.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





