
Akuzat për pastrim të parave të bëra nga Shqipëria kundër bosit italian të Agon Channel e Agon Italia, biznesmenit dhe pronarit të një klubi futbollistik, Francesco Beccheti, janë “të pabaza” dhe të motivuara politikisht, thotë avokati i të akuzuarit.
Prokurorët shqiptarë javën e kaluar e kanë bllokuar pasurinë energjetike dhe televizive të pronarit të një klubi anglez të futbollit, duke lëshuar fletë-arrest për të dhe për ndihmësit e tij.
“Vendimi për lëshimin e fletë-arrestit për të është pjesë e fushatës së keqtrajtimit që po zhvillohet për kundër tij dhe kompanive të tij”, shprehet avokati i tij në një e mail dërguar agjencisë Reuters.
Shqipëria ka lëshuar fletë-arrest për z. Becchetti të martën e kaluar, duke thënë se një kompani, pronë e nënës së tij, i ka rritur çmimet e faturave të punës në kompaninë e tij KGE.
Kompania KGE, është pronë e përbashkët e Becchetti Energy Group (BEG) dhe Deutsche Bank, nëpërmjet kompanisë së quajtur Hydro, thuhet në akuzën e autoriteteve të Shqipërisë.
Ajo ka punuar në një projekt në pjesën jugore të Shqipërisë për ndërtimin e një hidrocentrali elektrik, por ky hidrocentral nuk u ngrit kurrë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





