Transmetuar më 16-06-2015, 16:43

Kina ka në përfundim e sipër krijimin e ishujve në hapësirat kontestuese në Detin Jugor Kinez.

Ministria e Jashtme e Kinës përmes një komunikimi zyrtar sot, tha se gati e ka përfunduar punën në ishullin Nansha, që është emri për ishullin Spartly, i cili shtrihet në qendër të mospajtimeve territoriale të Kinës me Vietnamin, Filipinet dhe vendet e tjera bregdetare.

MPJ siguron se qëllimet e Kinës janë civile dhe se nuk kanë në shënjestër asnjë palë tjetër.

Pekini insiston se projektet janë “ligjore dhe të arsyeshme” dhe se nuk kanë shkaktuar dëme në ambientin detar.

Nga ana tjetër, Pekini konsideron se projektet “nuk prekin lirinë e navigacionit dhe fluturimet e të gjitha vendeve”. Kjo besohet se është referencë ndaj shqetësimeve të shtuara kineze për shkak të fluturimeve mbi këto hapësira nga ana e aeroplanëve të Shteteve të Bashkuara, muajin e kaluar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd