Transmetuar më 16-06-2015, 14:21

Shkodër, 16 qershor 2015, NOA.al- Një persona ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Shkodër.

Pak pas mesditës së sotme në hyrje të qytetit verior, një i moshuar i cili udhëtonte me motorr është aksidentuar fatalisht.

81 vjeçari F.K., është përplasur me bordurën anës rrugës teksa lëvizte me motorr, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Nga ana e uniformave blu po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të humbjes së kontrollit mbi mjet./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd