Transmetuar më 16-06-2015, 13:58

Al Qaeda në Jemen konfirmoi vrasjen përmes një sulmi ajror amerikan, të liderit të saj, Sheikh Abu Basir Nasser al Wuhaishi. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Al Qaeda në Jemen,  Khaled Omar Baterfi, përmes një video të transmetuar në televizionin panarabik “Al Jazeera”.

Në video zëdhënësi lajmëron se si kreu i ri i Al Qaeda në Jemen, u zgjodh Qassim al Raymi, i cili deri më tani ishte komandant ushtarak i organizatës terroriste;

Al Qaeda në Jemen, konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si organizata më e rrezikshme teroriste në nivel global./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd