





Shona Sibary është një shkrimtare angleze e cila ka katër fëmijë dhe është një nga të paktat nëna në botë, e cila pati kurajon dhe sinqeritetin për të pranuar se preferon fëmijën e saj mashkull.
Flo është vajza e madhe 16 vjeçare, Annie është e dyta 14 vjeçe, Dolly është 5 vjeçe, ndërsa djali i saj Monty është 12 vjeç. Gruaja ka treguar historinë e saj dhe fjalët e saj me siguri që do të trondisin shumë nëna, të cilat thonë se nuk bëjnë asnjë diferencë mes fëmijëve, për shkak të gjinisë së tyre.
Shona shpjegon se kur ndodhej në javën e 27 të shtatzënisë së saj të tretë, me zor priste momentin për të sjellë në jetë fëmijën.
“Pas një tsunami me ngjyrë rozë, flokë të gjata dhe dieta të rrepta, më në fund mësova se do bëhesha me djalë. Quajini hormone por shpërtheva në lot lehtësimi”, thotë Shona.
Gruaja pranon se i do tre vajzat, por pohon se ka një raport më special me djalin e saj Monty.
“Nuk mund të jenë të gjithë njëlloj. Nuk isha e përgatitur për dashurinë e madhe që do ndjeja për djalin, pavarësisht se vajzat e mia e kishin rrëmbyer zemrën vite më parë. Djalin e veçoj”, thotë ajo.
Mirëpo Shona nuk është e vetmja nënë që preferon fëmijët e seksit mashkull. Një sondazh i realizuar nga sajti “Netmums” te 2500 femra zbuloi se më shumë se gjysma e tyre krijojnë një lidhje speciale me djemtë dhe se në 88% të rasteve, femrat trajtoheshin në mënyrë më ndryshe. Rezultatet kanë treguar gjithashtu se rritja e një vajze për nënën është shumë më e vështirë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





