
Shkodër, 16 qershor 2015, NOA.al- Një i ri nga Lezha është kapur në Shkodër në flagrancë me armë.
Bernard Mhillaj 20 vjeç, u arrestua pasditen e djeshme, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Partizani” ju gjetën në një çantë që kishte me vete armë brenda.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuan një armë zjarri pistoletë tip TT me NR: NB 524 me krehër të vendosur me gjashtë fishekë, një thikë në formë biçaku me gjatësi të përgjithshme 21.5 cm, si dhe nga kontrolli i banesës që kishte me qera iu gjet edhe një maskë me ngjyrë të zezë.
Efektivët e policisë po hetojnë për zbardhjen e aktivitetit të Mhillaj, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





