
Lushnje, 16 qershor 2015, NOA.al- Një grua 59 vjeçare nga Lushnja, ka denoncuar në polici djalin e saj.
Gruaja me iniciale N.A., ka thënë para uniformave blu se djali i saj 37 vjeçar Afrim A., me banim në lagjen “Tetori”, Lushnje e ka dhunuar.
Dhuna fizike ka ndodhur në banesën e tyre gjatë ditës së djeshme, pas një sherri të nisur për motive të dobëta.
Fillimisht nënë e bir janë konfliktuar me fjalë, ndërsa më tej 37 vjeçari ka ngritur dorë mbi nënën. Afrim A., akuzohet për veprën penale "Dhunë në familje"./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





