
Vlorë, 16 qershor 2015, NOA.al- Dhunë e përsëritur dhe goditje me grushta mbi nënën e moshuar. Është kjo ajo për të cilën akuzohet 55 vjeçari nga Vlora, Albert Selimaj.
Ai u vu në pranga pas denoncimit të së moshuarës për dhunë në familje, duke u ankuar në polici se i biri prej kohësh kishte ngritur dorë ndaj saj, por se së fundmi situata ishte rënduar.
Prangosja e 55 vjeçarit u bë në lagjen “10 Korriku” në Vlorë pasditen e djeshme, ku nga të nxirat në trupin e të moshuarës krijohet dyshimi se ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me grushta, nënën e tij, G.Selimaj, 73 vjeçe./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





