Transmetuar më 16-06-2015, 08:58

Tiranë, 16 qershor 2015, NOA.al- Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë kapur nga efektivët e policisë në aeroportin e Rinasit.

I arrestuari i parë është Bashkim Leka, 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2013 është dënuar nga Gjykata e Tiranës me dy vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Krahas tij përfundoi në pranga edhe 44 vjeçari Alfred Gjoka me banim në Dibër, pasi ai është dënuar nga Gjykata e Durrësit me një vit burg për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

I ndaluari i tretë është 32 vjeçari L.Çela, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve elektrike”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd