




E bukur, e zonja dhe bujare. Janë këto tre karakteristikat që përkufizojnë këngëtaren Taylor Swift. 25 vjeçarja amerikane u prek pa masë nga historia e Aaron VanRiper nga Huntsville, Texas, një zjarrfikës i cili i telefonuar për një aksident automobilistik, gjeti përtokë gruan dhe djalin e tij.
I biri Jonathan, 7 vjeç, kishtë pësuar fraktura të shumta, ndërsa për gruan e tij Amber pasojat ishin më të mëdha, ku ju nënshtrua një operacioni për plot 9 orë prej plagëve dhe djegieve.
Pas operacionit gruaja i kishte pëshpëritur “Të dua” të shoqit, i cili tashmë nuk ka para për të paguar kurat mjekësore, duke qenë se nuk është i siguruar.
Për këtë arsye nisi një fushatë për mbledhje fondesh online GoFundMe, dhe mes ofertave të ndryshme, një shumë e majme u dhurua nga këngëtarja Taylor Swift, e cila dha plot 15 mijë dollarë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





