Transmetuar më 15-06-2015, 20:40

Dy djem nga Puka, janë shpallur zyrtarisht nga autoritetet policore shqiptare si persona në kërkim. Emrat e tyre, të dhënat personale dhe fotot janë tërhequr nga Interpol ndërkombëtar i cili ka bërë shpalljen e tyre.

Dy të rinjtë janë Armand Mexhaj dhe Esmiraldo Biçuku, raporton noa.al. mbi rrethanat e çështjeve penale ndaj këtyre dy pukjanëve të dhënat zyrtare janë të pakta.

Gjithsesi bëhet e ditur se Esmiraldo Biçuku, djalë 23 vjeç nga Puka dhe Armand Mexhaj, 39 vjeç, gjithashtu nga Puka, jaë shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohen për vjedhje të rëndë.

Fotot që ju sjell NOA.al më poshtë janë të dy djemve dhe u publikuan orët e fundit nga Interpol. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd