Transmetuar më 15-06-2015, 18:55

Prishtinë, 15 qershor 2015 – Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi sot besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e enjte më 18 qershor 2015.

Me rastin e fillimit të muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë”, – thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryesia e BI të Kosovës thotë se me kohë ka bërë përgatitjet e duhura që sa më e përgatitur ta pres këtë muaj dhe gjatë tij të jetë sa më afër besimtarëve.

Për këtë qëllim Kryesia, respektivisht kryeimami Sabri ef. Bajgora, në bashkëpunim edhe me këshillat vendorë ka përpiluar një elaborat të detaizuar për aktivitetet gjatë muajit të Ramazanit ku është përfshirë tërë territori i Kosovës.

Madje për këtë qëllim kryeimami ka përzgjedhur një grup prej 25 teologësh më të shquar  që përbëjnë Ekipin e Ramazanit, ku janë përfshirë kuadro nga Kryesia e BI të Kosovës, pastaj nga Fakulteti i Studimeve Islame dhe nga Medreseja e mesme “Alaudin”. Ekipi i Ramazanit do të jetë në terren nëpër xhamitë e Kosovës ku do të mbajë ligjërata e derse, do të marrë pjesë në tribuna e tryeza që do organizohen nga këshillat e BI-së. Gjithashtu, anëtarët e ekipit do të marrin pjesë edhe nëpër iftare e do të falin namazin e teravive nëpër xhami të ndryshme të Kosovës, ku përpos që do të ligjërojnë, edhe do të bashkëbisedojnë me xhamatlinjët dhe besimtarët tanë. Ndërsa në bashkëpunim me sektorin për veprimtari botuese dhe informim anëtarët e Ekipit të Ramazanit do të koordinohen edhe për paraqitje në mediat elektronike dhe radiodifusizve. Kështu aktivitetin e Ramazanit, anëtarët e ekipit e filluan që në teravinë e parë, ku të enjten Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e falën në xhaminë e re në Kodrën e Trimeve (Xhamia afër shkollës fillore Zenel Hajdini). Myftiu, përpos që besimtarëve u uroj muajin e shenjt të Ramazanit, ua uroj edhe xhaminë e re dhe u mbajti një ders kushtuar rëndësisë dhe vlerës që ka agjërimi në fenë islame. Këtë të premte 21 gusht 2009, që ishte edhe dita parë e muaji të madhërishëm të Ramazanit, përfaqësuesit e Kryesisë dhe të institucioneve të saja qëndruan në 3 këshilla: Prishtinë, Lipjan dhe Malishevë me ç’rast u mbajtën hytbe tematike kushtuar muajit të madhëruar të Ramazanit Në Prishtinë, ishte vetë Myftiu Naim efendi Tërnava, i cili mbajti Hytben në Xhaminë “Sulltan Murat” (Xhamia e Çarshisë) (Hytben e myftiu Tërnava të xhiruar mund ta shikoni lart). Ndërsa kryeimami, Sabri Bajgora mbajti hytben në Xhaminë e Re në Kodrën e Trimave, sekretari i Kryesisë Resul ef. Rexhepi mbajti hytben në xhaminë e Bledit, ndërsa Ahmet Sadriu në xhaminë e Matit. Në xhamitë e tjera të Prishtinës mbajtën hytben edhe Bahri Siminca (Xhamia e Muhaxhirëve), Dr. Xhabir Hamiti (Xhamia në Emshir), Mr. Ekrem Simnica ((Xhamia Jusuf Qelebi), Kasim Gërguari (Xhamia në Sofali), Mr. Jakup Çunaku (Xhamia te Tregu) e Muharrem Tërnava (Xhamia Hatunije). Ndërsa, Mr. Samir Ahmeti i shoqëruar nga Mr. Rrahim Aliu, Fitim Flugaj, Besim Mehmeti e Sali Jashari qëndruan në këshillin e Malishevës, kurse në Këshillin e BI-së së  Lipjanit ishin Dr. Fahrush Rexhepi, Mr. Qemajl Morina, Ahmet Rama, Mr. Rexhep Suma e Rexhep Luma. Krahas aktivitetit që zhvillon Kryesia në nivel qendror, këtë muaj një aktivitet të dendur në terren e kanë edhe këshillat vendor, ku organizojnë tribuna tematike, pastaj derse nëpër xhami dhe vizita të ndryshme nëpër xhemate.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd