
Ekipet e shpëtimit në Tbilisi po vazhdojnë që të kërkojnë për dhjetëra njerëz dhe disa kafshë, të cilët janë zhdukur pas vërshimeve.
Kopshti zoologjik është dëmtuar shumë nga shiu dhe disa nga kafshët kanë ikur që aty.
Drejtori i kopshtit zoologjik Zurab Gurielidze ka thënë se asnjë prej njerëzve që kanë vdekur nuk është vrarë nga ndonjë kafshë e kopshtit. Ndërkaq, 3 punëtorë të kopshtit kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes.
Në mesin e kafshëve që kanë ikur gjatë vërshimeve ka luanë, tigra, arinj, hipopotamë dhe ujqër.
Gurielidze ka thënë se akoma nuk ka mundur që të shkojë te kafazet për të parë për nga afër se cili është niveli i dëmit.
Shteti i Gjeorgjisë sot ka shpallur ditë zie për të nderuar viktimat që humbën jetën në vërshime.
Frikë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, luanët e tigrat dalin nga kopshti zoologjik
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





