Transmetuar më 15-06-2015, 15:26

Tiranë, 15 qershor 2015, NOA.al- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kishte kërkuar çrregjistrimin e kandidatit për Kurbinin Altin Biba.

Në mbledhjen e ditës së sotme me katër vota pro dhe tre kundër, KQZ, rrëzoi kërkesën e demokratëve, duke lënë në fuqi regjistrimin e Altin Bibës si kandidat të PD për Kurbinin.

Më herët edhe Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e e PD për tërheqjen e kandidatit për Kurbinin.

PD argumenton se dorëheqja e Altin Bibës nga gara për Kurbinin, ka ardhur si pasojë e kërcenimeve të marra nga mazhoranca./a.y/noa.al Kolegji “rrëzon” PD, lë në fuqi vendimin e KQZ për Kurbinin

Partia Demokratike vendos të bojkotojë zgjedhjet në Kurbin

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd