Transmetuar më 15-06-2015, 13:59




Padiskutim që nga sfida mes kampionëve të botës të Gjermanisë dhe ekipit modest të Gjiblartarit, nuk priteshin shumë surpriza.
Por trajneri gjerman Joachim Loew pas rezultatit të thellë 4-0, të skuadrës së drejtuar me tij, e la që situatën ta merrnin në dorë futbollistët.
I shkujdesur, ai nisi të limojë thonjtë ndërsa ndeshja vijoi deri në rezultatin final 7-0 për gjermanët.
Përballë këtyre momenteve nuk munguan komentet dhe polemikat ndaj tij. Megjithatë pak më vonë u mësua se trajneri gjerman, po limonte thoin, pasi e kishte thyer në pankinë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





