Transmetuar më 15-06-2015, 12:58

Një fëmijë që luan me nënën nuk përbëb lajm. Por nëse vogëlushi quhet George dhe nëna Kate, çdo gjë ndryshon. Princi i Anglisë i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve, shihet teksa loz shkujdesur me nënën e tij Kate Middleton.

Ajo që bie në sy është se dukesha e Cambridge, e cila është nënë e princit 23 muajsh dhe e princeshës Charlote vetëm disa javëshe, është kthyer në formë të përkryer, vetëm pak kohë nga lindja.

Nënë e bir janë fotografuar duke lozur në një vizitë që bën në “Polo Club” në Gloucestershire të Anglisë bashkë me princin William, Harry dhe trashëgimtarin e parë për fronin Charles.

E veshur me xhinse të ngjitura pas trupit dhe një bluzë sportive, Kate dukej mjaft mirë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd