Transmetuar më 15-06-2015, 11:40

Finalja e “Big Brother Albania 8” i la disi të zhgënjyer, pasi pavarësisht se shkuan deri në natën e çmimit të madh, nuk mundën të triumfojnë.

Fatjoni dhe Xhensila, çifti simbol i edicionit të këtij viti të “Big Brother”, pas daljes nga reality show kanë vijuar të frekuentohen dhe të qëndrojnë me njëri tjetrin.

Madje ata së bashku janë fotografuar duke konsumuar një ushqim që brenda shtëpisë së vëzhguar me shumë kamera, nuk e kishin të mundur.

Sufllaqja, është ajo çka çifti i famshëm ka zgjedhur të konsumojë, për t’u çmallur disi me atë që u mungonte brenda shtëpisë ku jetuan prej afro tre muajsh./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd