
Kavajë, 15 qershor 2015, NOA.al- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Kavajë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar të moshuar, i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Si përgjegjës për ngjarjen nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i 54 vjeçarit Edart Sula, me banim në në Elbasan, me leje drejtimi të klasit DE.
Siç raporton Noa.al, i ndaluari në afërsi të fshatit Lekaj, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 86 vjeçarin L.M., banues në Kavajë.
Nga ana e uniformave blu vijojnë ende hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet shpejtësia e madhe e mjetit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





