Transmetuar më 15-06-2015, 09:12

U drejtua vetëm nga mesazhet vokale të Gps në smartphon-in e tij. 27 vjeçari Clément Gass, i verbër plotësisht, arriti të vrapojë për 26 kilometër, në një rrugë rurale për bagëti, mes fushave të Kochersberg, në Francë.

Ky është rasti i parë i një personi të verbër në botë, i cili vrapon në mëntyrë autonome, pa ndihmën e një atleti tjetër.

Aplikacioni që e lejoi të kryente këtë nismë, u zhvillua nga studiuesit e Universitetit të Strasburg. Tashmë Clément synon të realizojë një tjetër sfidë, duke vrapuar për 80 kilometra në gjashtë etapa, bashkë me persona të tjerë të verbër./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd