





Këngëtarja Eranda Libohova nuk e ka mbajtur dot përbrenda gjithë ‘inatin’ që i ka lindur teksa ka lexuar një revistë rozë, ku renditej në listën e VIP-ve që kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale, ndaj i ka shpallur ‘luftë’ gazetarëve.
Me anë të një postimi në rrjetin e saj social, ajo shprehet se po kalove të 40-at, gazetarët t’i numërojnë javët dhe muajt, e mezi presin të kalojë viti, pastaj prapë e prapë nuk lodhen hiç.
“Halli i tyre është gjetiu, ngaqë janë mësuar me fytyra që ndërrojnë përditë edhe pse si kanë mbushur të 30-tat, presin me ankth të na pushtojnë rrudhat. Freskia, natyraliteti dhe bukuria janë asetet më të çmuara që kemi”, – pohon këngëtarja.
Eranda Libohova është lindur në Tiranë më 11 shtator 1969. Edhe pse për pak muaj ajo mbush 46 vjeç, qartësisht nuk i tregon këto vite që ka mbi shpinë. Këngëtarja e ëmbël dhe bukuroshe, siç shihi edhe në këto foto të kohëve të fundit që ju sjell NOA.al, duket shumë më e re. /o.kolami/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





