Transmetuar më 14-06-2015, 19:21

Tani që sezoni televiziv mbaroi, balerini shqiptar Kledi Kadiu po shijon diellin dhe pushimet krah të dashurës së tij të re Charlote në plazhet magjike të Spanjës.

Ata janë shfaqur të dy më të lumtur se kurrë, duke reflektuar qartazi një raport të bukur që po përjetojnë për momentin.

Përpos komenteve të shumta në media për një diferencë prej 18 vjetësh mes tyre, Charlote dhe Kledi, nuk janë përqendruar aspak tek thashethemet e medias, madje kanë treguar se ndihen të lumtur duke postuar këtë moment pushimesh përmes rrjetit social.

Kledi zbuloi në fillim të këtij viti të dashurën e tij Charlote 18 vjeçe, ndërsa ai është 41 vjeç, duke e konsideruar si një njeri mjaft të rëndësishëm për jetën e tij.

Madje gjatë një interviste ai tha se “Charlote ka të gjitha elementet që të ndihmojnë për të kaluar diferencën e moshës”. /Olsi Kolami/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd