


Futbollisti shqiptar i skuadrës së Interit, nuk kënaqet lehtë. Edhe pse i duhet të këtë një regjim ushqimor të rreptë, ushqimet janë pika e dobët e Xherdan Shaqirit.
Gjatë një intervistë për të përditshmen zvicerane Blick.ch, i pyetur se çfarë i pëlqen më shumë nga Italia, ku edhe ai po jeton së fundmi: Makinat, ushqimet apo vajzat, ai nuk ndihet aspak në dilemë para kësaj pyetje.
Përgjigjja komentohet nga rrjetet sociale se është e habitshme. Xherdani preferon ushqimet italiane, por jo më shumë se gatimet që përgatit enkas për të e ëma.
Duket se kjo vjen më shumë edhe nga mungesa e saj, pasi prej kohësh Xherdani është zhvendosur në Milano vetëm me të vëllain, ndërsa familja e tij nuk ka vendosur ende të shkojë pranë tij.
Gjithsesi, ai shpesh udhëton drejt Mynihut për të takuar familjen dhe për të shijuar pjatat e preferuara që gatuan e ëma enkas për futbollistin shqiptar të Interit.
Sa për vajzat, duket se ato ngelen në plan të dytë. /Olsi Kolami/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





