Transmetuar më 14-06-2015, 18:49

Britney Spears ka thënë se i pëlqen shumë ideja e të qenit një kujdestare, por jo për njerëzit e moshuar. Konkretisht ajo deklaroi se dëshiron të kujdeset për fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Këngëtarja mendon se do të ishte vërtet argëtuese nëse do të kujdesej për 6 fëmijët e çiftit të famshëm.

Gjatë një interviste të dhënë për "Good Morning Britain", ajo ka thënë: "Unë e kam takuar vetëm njëherë Brad Pitt dhe doja t’i takoja përsëri atë dhe Angelina Jolie dhe do dëshiroja të bëhesha dadoja e tyre. Më argëton si ide."

Britney, e cila ka dy fëmijë Sean dhe Jayden me ish-bashkëshortin Kevin Federline, ka thënë se nëse nuk bëhet dadoja e tyre, do preferonte të bëhej mësuesja e kalamajve të tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd