Transmetuar më 14-06-2015, 18:37

Aktorja Angelina Jolie ka folur rreth përdhunimit, si arma e luftës në samitin e Afrikës Jugore.

Ylli hollivudian, e cila është gjithashtu e dërguara speciale e Kombeve të Bashkuara për çështjet e refugjatëve, i ka kërkuar përfaqësuesve afrikan të mbështesin të drejtat e grave.

"Progresi është shumë i vogël, i parregullt, delikat dhe në disa vende është hequr fare," ka thënë ajo.

"Mendoni se çfarë do të thotë nëse 54 vende të Bashkimit Afrikan të mbështesnin gratë dhe t’ju jepnin mundësi atyre, do të jetë një gjë e mrekullueshme jo vetëm për kontinentin por për mbarë botën.", – ka theksuar Jolie.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd