Transmetuar më 14-06-2015, 17:59

Ish kryeministri dhe deputeti i opozitës, Sali Berisha në një deklaratë që bëri publike sot pasdite tha se dy drejtuesit e mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta, përpara “disfatës së sigurtë”, “helmohen nga aflatoksina në Vorë”.

“Dyshja Rama – Meta, te tmerruar nga humbja e sigurte ne Vore kane shpalosur ne këtë bashki te gjithe potencialin e tyre mafioz, arsenalin e tyre kriminal. Ata prej javesh ushtrojne ne kete qyteze ne hyrje te Tiranes nje terror shteteror te papare deri sot ne ndonje fushate elektorale. Ne krye te ketij operacioni qendron bashkryetari i "aleances se qelbesirave" Ilir Meta dhe ministri Sajmir Shullazi, drejtor operativ i ketij terrori eshte komisar Laze, thuhet kushuri i Ilir Metes, me cunat e krimit, bandite e delinkuente si dhe Ministria e Bujqesise me bandat e AKU-se qe shkelin çdo ligj te vendit”, – thuhet në deklarimin publik të Berishës.

“Mafia e mazhorances Rama – Meta, – vijon deklarata, – fallangat e saj te krimit persekutojne veprimtaret e opozites, i therrasin ne komisariat diten dhe naten, pa asnje shkak evident, i keqtrajtojne dhe perpiqen t’i kthejne ne votues te bandes ne pushtet. Ata inskenojne truke te vjetra te kohes se policise sekrete, kercenojne dhe hapin procese ndaj kandidatit te PD, njerit prej qeveritarve vendore me shembullor, me te ndershem dhe te afte te vendit z.Fiqiri Ismaili. Kurse banditet e ministrise se Bujqesise, duke shkelur çdo ligj, rregull, shperfillur rezultate te analizave te instituteve prestigjioze europiane, mbyllin biznesin e kandidatit të PD, investim i ndershëm miliona euro dhe i teknologjise me te perparuar. Ata bllokojne si banda miellin e fabrikes se tij, te faktuar si i standarteve me te mira”.

Ish kreu i qeverisë për tetë vite rresht, thotë se dënon me me ashpersine me te madhe atë që e cilëson terror te turpshem policor.

Njëkohësisht, ai i bën thirrje Prokurorit te Pergjithshem te nisi urgjent hetimin ndaj ideatorve dhe organizatorve te tij ne majat e pushtetit.

“Shpreh mbeshtetjen time te plote, solidaritetin tim me te madh ndaj kandidatit te opozites ne Vore, z. Fiqiri Ismaili, familjes se tij, stafit te tij elektoral dhe te gjithe anetarve dhe simpatizantve te opozites qe me punen, guximin, perkushtimin e tyre ju kane kallur tmerrin, kane bere te sillen si lope te çmendura apo si te helmuar nga aflatoksina, kreret e "aleances se qelbesirave" dhe fallangat e tyre te krimit”, – përfundon reagimi i Sali Berishës. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd