
Ky është horoskopi për ditën e hënë, 15 qershor 2015 që NOA.al sjell për ju. Gjatë pjesës së parë të ditës do të jeni tepër të zënë duke komunikuar dhe duke u marrë me disa çështje që ju i konsideroni të rëndësishme dhe që prekin përgjithësisht aspektin profesional. Ju do të mësoni shumë, nëse do të keni për të organizuar një event. Mundohuni të tregoheni të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm në ato që do të bëni.
Dashi
Bëni mirë të mos prisni ngjarje të mëdha dhe të jashtëzakonshme gjatë kësaj dite. Nëse keni planifikuar diçka, bëni mirë ta realizoni sot. Nuk është e nevojshme të punoni shumë rëndë për të arritur rezultatet e dëshiruara, pasi edhe me pak mundim mund t’ia dilni shumë mirë.
Demi
Gjatë kësaj dite do të keni mundësinë të dukeni tërësisht ndryshe përpara miqve, të afërmve apo njeriut tuaj të zemrës. Do të mund të tregoni anën tuaj më të mirë dh kjo do t’i kënaqë pa masë ata që ju rrinë pranë. Nëse keni vendosur të bëni ndonjë pushim të vogël apo ndonjë udhëtim, mos e shtyni për më vonë, por njëkohësisht rekomandohet të bëni kujdes me buxhetin e shpenzimet.
Binjakët
Nuk do ta keni dhe aq të lehtë të dalloni e të ndani se cilat janë prioritetet tuaja gjatë kësaj dite. Disa gjëra të vërteta mund të kalojnë pa u vënë re nga ju dhe kjo do të bëjë që situatat të ndryshojnë tërësisht. Do të rezervoheni në realizimin e disa planeve që i keni bërë prej kohësh.
Gaforrja
Çdo gjë e largët dhe e paarritshme për ju do të duket interesante dhe do të zgjojë shpirtin romantik gjatë kësaj dite. Mos krijoni iluzione të kota, pasi çdo gjë ndodh për një arsye dhe e ka një qëllim. Duhet të tregoheni më të vëmendshëm ndaj disa detajeve që në dukje mund të jenë të parëndësishëm, por që në të vërtetë do të jenë thelbësore për të ndryshuar gjithçka në situata të caktuara.
Luani
Pozicionimi juaj gjatë kësaj dite nuk do të jetë ai i duhuri, në lidhje me disa çështje që janë shumë të rëndësishme për ju. Do të ndiheni tërësisht vetëm dhe të zhgënjyer nga ata që ju rrethojnë. Bëni kujdes pasi edhe financat do të dobësohen shumë sot. Do të ndesheni me një atmosferë të tensionuar në punë e në shtëpi.
Virgjëresha
Do të ketë një periudhë ftohjeje mes jush dhe partnerit. Jo çdo gjë do të jetë për fajin tuaj. Do të vini re se do të keni një ngecje të komunikimit me eprorët tuaj në aspektin profesional. Mundohuni të ruani gjakftohtësinë dhe të mos humbisni përqendrimin, kur të jetë e nevojshme.
Peshorja
Sot duhet të hiqni dorë nga planet e mëdha dhe ëndrrat e pamundura për tu realizuar. Bëni mirë të qëndroni me këmbë në tokë dhe të tregoheni realistë. Do të provoni disa emocione të forta në lidhje me një person apo një çështje të rëndësishme. Në punë mund t’ju duhet të garoni me një koleg dh e do të kuptoni se në këto momente keni nevojë për mbështetjen më të madhe të familjarëve.
Akrepi
Çështjet seksuale dhe ato të dashurisë nuk do të shkojnë siç duhet për ju pasi një problem i madh i ditëve të kaluara do të ndikojë negativisht në këtë aspekt. Mos planifikoni asnjë gjë me personin e zemrës pasi çdo gjë do t’ju shkojë huq. Mundohuni të gjeni një justifikim të mirë për ato çka keni bërë në të shkuarën.
Shigjetari
Do të duhet të përmbushni çdo detyrë që ju duhet të realizoni gjatë orëve të para të këtij mëngjesi. Bëni mirë të kërkoni ndihmën e familjarëve apo të afërmve tuaj nëse e shikoni se nuk ia dilni dot të përmbushni synimet që i keni vënë vetes. Këshillohet të mos jepni premtime që nuk do të mund ti mbani.
Bricjapi
Do të ndiheni disa të shpërqendruar dhe nuk do të arrini të kuptoni se çfarë komunikuesit tuaj po ju transmetojnë. Nëse arrini të deshifroni mesazhet e të tjerëve do t’ia dilni të përfitoni disa mësime me të vërtetë të vlefshme. Shprehuni lirshëm dhe lejoni që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë si ju.
Ujori
Sot do të merrni disa iniciativa financiare, të cilat do të rezultojnë tejet pozitive në të ardhmen. Do të ndiheni mirë dhe në qendër të vëmendjes, për shkak të disa ideve krijuese që do të shpalosni. Megjithatë, këshillohet që sot të qëndroni me këmbë në tokë dhe sa më pranë realitetit. Mos ëndërroni shumë.
Peshqit
Edhe pse do të shoqëroheni e rrethoheni nga disa persona të cilët nuk do ti pëlqeni aspak, ata do t’ju ndihmojnë të rrisni reputacionin dhe influencën tuaj. Mos bëni gjëra që nuk ju duken të frytshme, por fokusohuni tek ato që dini të bëni më mirë. /a.s/noa.al
Horoskopi për muajin Qershor 2015 nga astrologia Susan Miller
HOROSKOPI DITE PAS DITE
Horoskopi për vitin 2015
Horoskopi, ja cilat shenja do të kenë fat në dashuri gjatë këtij viti
Kujt shenje i përkisni? Puna që bën për ju në bazë të horoskopit
Horoskopi pikant sipas shenjave, kush janë më të nxehtë në shtrat
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





