
Durrës, 14 qershor 2015, NOA.al – Një vlonjat i dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia e Durrësit.
Burime nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se i ndaluari është 26-vjeçari Mbarsjan Hysaj, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij ,u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më datë datë 10 qershor të vitit 2013 e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes të mbetur në tentativë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





