
Tiranë, 14 qershor 2015, NOA.al – Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjykatësen e Lezhës Parashqevi Ademi, e cila akuzohet për korrupsion.
Një ditë më parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dha autorizimin për masën e arrestit për gjyqtaren, pas kërkesës së prokurorisë.
Ademi dhe avokati Gjovalin Prendi u arrestuan më 11 qershor pasi u kapën në flagrancë duke marrë një shumë prej 2 milionë lekësh të vjetra nga një qytetar, për një çështje civile, të cilën gjykatësja e zvarriste prej një kohe të gjatë.
Mbi 55-vjeçaren banuese në Shëngjin të Lezhës rëndon akuza e “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





