Transmetuar më 13-06-2015, 21:02

Shqipëria e De Biazit vazhdon me rezultatet historike. Kuqezinjtë kanë arritur të mposhtin sot Francën me rezultatin 1-0 falë një supergoli të Ergys Kaçes në minutën e 43-të të takimit.

Franca ishte pa sulmuesin Benzema dhe me Pogba që u fut në pjesën e dytë, por edhe kuqezinjtë mungesa më të rëndësishme, duke nisur nga Mavraj, Agolli, Abrashi e të tjerë dhe kanë arritur të zhvillojnë një tjetër ndeshje fantastike.

Pjesa e parë: 45 minutat e para ishin perfekte. Me një Shqipëri fantastike, si për të vërtetuar fjalët e Deshamp përpara ndeshjes. Lenjani ka dy mundësi të mira për të kaluar më herët në avantazh por shpërdoron.

Berisha tregohet fantastik me priotjet e tij duke treguar siguri dhe duke u dhënë lojtarëve besim. Ajeti bën që të mos ndihet mungesa e Mavraj, ndërsa përveç pasaktësisë së Lenjanit përpara portës, çdo gjë tjetër meriton një 10 në këtë pjesë të parë. Sidomos goli i Kaçes i cili ishte një perlë më vete.

Pjesa e dytë: Në pjesën e dytë kuqezinjtë vazhdojnë të administrojnë lojën ndërkohë që në fundin e ndeshjes i lejuan pak më shumë terren kundërshtarit duke rrezikuar në disa raste. Pavarësisht presionit të Francezëve porta e Berishës  mbeti e paprekur kjo edhe falë një superparaqitje të gardianit kuqezi, transmeton ‘Panorama Plus’.

SHQIPËRI – FRANCË 1-0

Golat: Kaçe 43′

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji, Basha, Kaçe, Lila, Roshi, Lenjani – Cikalleshi; Trajner: De Biazi

Franca: Franca: Loris, Zhalet, Varane, Sako, Evra, Kondogbia, Gonalons, Pajet, Griezman, Lakazet, Zhirud Trajner: D. Deshamp

Gjyqtarë: Halis Özkahya, Çem Satman, Ekrem Kan (Turqi)

Kartonë të verdhë: Kaçe 30′, Cikalleshi 44′, Cana 74

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd